Aktualitet

Memaliaj, shpërthen bombula e gazit, shpëton e moshuara

Shpërthimi i një bombule gazi shkrumboi një banesë në Memaliaj. Ngjarja ndodhi sot në Lagjen nr.1 të qytetit jugor, në shtëpinë ku banonte e vetme një grua e moshuar. 80-vjeçarja Zylfije Ruçi shpëtoi pa lëndime, e ndihmuar nga fqinjët.