Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Mënyra më e re e dobësimit, çfarë nuk dini për qumështin e ‘artë’!

Hulumtimet kanë treguar se shafrani i Indisë është i dobishëm në metabolizmin yndyror dhe rënien në peshë. Superpija, e cila së fundmi është bërë trendi më i ri mes personave që ushqehen shëndetshëm, jo vetëm është e mirë për organizmin tuaj dhe ndihmon në dobësim, por gjithashtu është super e shijshme. Kurkuma (turmeriku), vaji i kokosit dhe qumështi i bajameve prej kohësh diskutohen për efektet e tyre të jashtëzakonshme në trupin e njeriut dhe qumështi i artë, është përzierja e këtyre tre përbërësve që formon një superpije.

Shekuj më parë, qumështi i artë është përdorur nga mjekësia kineze për të pakësuar inflamacionin, për të nxitur sistemin imunitar si dhe për të përmirësuar tretjen. Pija e cila së fundmi është bërë trendi më i ri mes personave që ushqehen shëndetshëm, jo vetëm është e mirë për organizmin tuaj dhe ndihmon në dobësim, por gjithashtu është super e shijshme. Ndërkaq, qumështi i bajames, një alternativë bimore ndaj qumështit të lopës, ka fituar famë si një pije ushqyese dhe energjike, veçanërisht e preferuar nga ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës ose janë alergjikë ndaj proteinave të qumështit.

Ai përftohet duke shtypur bajamet dhe është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të reduktojnë konsumimin e proteinave shtazore. Një gotë prej 200 ml qumësht bajame mund të përmbajë rreth 100 kalori, megjithatë është e rëndësishme të kontrolloni përqindjen e bajameve në përbërjen e tij, pasi sa më i pasur të jetë nga frutat e thata, aq më shumë lëndë ushqyese ka.

Rikujtojmë, se konsumimi i qumështit mund të rrisë rrezikun e një ataku në zemër, sugjeron një studim i ri. Studimi i kryer nga ekspertët në Universitetin Uppsala në Suedi zbuloi se konsumimi i 400 ml (1.5 gota) qumësht çdo ditë, lidhej me një rrezik pesë për qind më të lartë të sëmundjes koronare të zemrës. Sipas shkencëtarëve, përmbajtja e lartë e laktozës në qumështin e lopës mund të shkaktojë inflamacion të dëmshëm dhe dëmtim qelizor, duke përshpejtuar plakjen e zemrës.

Studimi u krye në 101,000 njerëz për të kuptuar ndikimin e qumështit tek çdo person. U zbulua se rreziku më së shumti ndikoi tek gratë dhe burrat nuk duket se vuajnë të njëjtin efekt. Sulmi në zemër është një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjeve në Britani me rreth 2.3 milionë njerëz që vuajnë prej tij. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit pinë mesatarisht 1.2 litra qumësht në javë ose afërsisht 171 ml në ditë që është më pak se sasitë që lidhen me rritjen e rrezikut në studim.