Bota

Merkel bashkë me CSU-në në Bavari

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel synon të shfaqet dhe një herë të fundit në fushatë, në kuadër të zgjedhjeve rajonale të 14 tetorit në Bavari, pavarësisht tensioneve me aleatët e CSU-së. Takimi me elektoratin është planifikuar për më 30 Shtator. Marrëdhëniet CDU-CSU kanë njohur tensione të vazhdueshme për shkak të përplasjeve rreth politikave të azilit.