Kancelarja Angela Merkel tha se një buxhet i planifikuar për zonën euro, mund të integrohet në fondet e shpenzimeve të Bashkimit Evropian. Merkel përsëriti mbështetjen e saj për një marrëveshje të arritur me Francën në qershor, për të rritur investimet dhe për të forcuar konvergjencën ekonomike në eurozonë. Kancelarja gjermane dhe Presidenti francez Emmanuel Macron ranë dakord në qershor për një buxhet shtesë, deri në fund të vitit.