Aktualitet

Merren masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik në Fier

Në Fier, Policia Rrugore ka marrë masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Fier-Levan mbetet aksi më problematik për shkak të fluksit të lartë të pushuesve që i drejtohen bregdetit të Vlorës, si dhe rrugës Levan- Tepelenë. Policia i bën thirrje drejtuesve të automjeteve, të shmangin përdorimin e celularëve pasi mund të bëhen shkak për aksidente. Gjithashtu, kërkon mirëkuptim e tyre që të respektojnë rregullat e qarkullimit e të tregohen të duruar në trafik duke mos krijuar probleme me parakalime.