Sport

Michael Schumacher nuk do të zhvendoset në Spanjë

Disa orë pas lajmit të transferimit të Michael Schumacher nga Zvicra në Majorka, vjen përgënjeshtrimi nga ana e zëdhënëses së familjes të ish-pilotit gjerman të Formula 1. Sabine Kehn tha për AFP-në se familja Schumacher do të vijojë të jetojë në vendbanimin aktual. Duket se prona e madhe e blerë për rreth 30 milionë euro do të përdoret vetëm si një shtëpi verore për familjen.