Showbiz

Miley Cyrus fiton betejën me alkoolin

Gjithçka nisi kur ajo duhet të ishte esëll për një operacion mbi kordat zanore por tashmë Miley Cyrus ka 6-të muaj që nuk pi.

Në një intervistë për “Variety”, këngëtarja tregoi se në moshë kaq të re nëse nuk konsumon alkool dhe të shkosh në festa të ‘çmendura’ quhesh i mërzitshëm.

“Pasi zgjohesha në mëngjes dhe isha 100% e kthjellët, e kuptova që nuk ishte kështu. Problemet e mija me alkoolin nisën nga historitë e ndarjeve të shumta në familjen time, nuk e kuptoja veten thoja “Pse jam kështu?” Terapia më ka ndihmuar shumë”, -tha ajo.