Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon për akuzat ndaj Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon për akuzat ndaj Policisë së Shtetit dhe rolit që luajti kur dy ditë më parë u bë shembja e Teatrit Kombëtar. “Bërtasin pikërisht ata që nuk kanë pasur asnjë grim turp e asnjë grim humanizëm kur kanë përshëndetur derdhjen e gjakut nga armët e shtetit në 2011-ën. Pikërisht ata skutha, të pabesë e të pazotë. Policia e Shtetit e ka kryer këtë detyrë shumë mirë, gjatë kësaj periudhe. Ajo nuk është tërhequr dhe as stepur përballë tentativave të rrezikshme kundër institucioneve të Shqipërisë e do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë, edhe më mirë, ndonëse me po ata policë që dikur edhe nuk kanë mundur ta bëjnë siç duhet detyrën e tyre”, – thekson Lleshaj.

Sandër Lleshaj shton se “Ministri i Brendshëm nuk jep urdhëra për veprimet operacionale”. Ai shkruan se “Mjeranë udhë-humbur kujtojnë se ende Policia vepron me urdhëra sipas modeleve të mbrapshta që kanë në kokat e tyre të mallkuara nga totalitarizmi. Në fakt, Policia sot nuk merr urdhëra për veprimet e saj operacionale. Urdhëri i saj i vetëm është ligji, përballë të cilit ajo duhet të jetë thjesht e verbër”. Atë ditë që ne do t’i kërkojmë Policisë të bëjë vetë intepretime të ligjit, atë ditë vendi nuk ka më ligj”, – nënvizon ministri Lleshaj.