Bota

Mjekët në Francë nuk do të lejohen më të përdorin hidroksi-klorinën si ilaç për trajtimin e koronavirusit

Mjekët në Francë nuk do të lejohen më të përdorin hidroksi-klorinën si ilaç për trajtimin e koronavirusit. Vendimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e pezulloi nisur nga shqetësimet për pasojat e ilaçit që përdoret për të trajtuar malarien apo artritin. Një studim në revistën mjekësore britanike “The Lancet” konstatoi se te pacientët me koronavirus, hidroksi-klorina mund të rrisë vdekshmërinë, krahas të tjera efekteve anësore.