Bota

Moska kryen testime falas për të mbledhur info mbi praninë e antitrupave të Covid-19

Institucionet mjekësore në Moskë po kryejnë testime falas për të mbledhur informacione mbi praninë e antitrupave të COVID-19/ës te banorët e kryeqytetit rus. Të interesuarit duhet të prenotojnë dy javë para testit, ndërsa rezultati del brenda tre ditësh. Spitalet në Moskë mund të mbledhin deri në 5 mijë mostra në 24 orë.  Rusia është e treta në botë për rastet me koronavirus, mbi 370 mijë. Rreth 4 mijë vetë humbën jetën.