Në Qarkun Gjirokastër jepet informacion mbi situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut:
Njoftimi nga Prefektura e Gjirokastrës:
Informacion mbi situatën, datë 15.02.2026. Situata në qark paraqitet si më poshtë: Gjatë natës gjithë territori i qarkut është përfshir nga reshje shiu intesive me intervale. Nga DVP e qarkut informohem se në aksi rrugor Tepelenë – Gjirokastër pranë Skallës së Zezë ka patur rrëshqitje dherash, por pa bllokuar rrugën, u ndërhy nga kontraktori dhe dherat u pastruan.
Gjithashtu rrëshqitje dherash ka patur dhe aksin rrugor Përmet – Dogana e Tre Urave, pranë Redhit të Badlonjës, njësia adm. Petran u njoftua kotraktori, ky aks është i qarkullueshëm nga automjetet. Edhe ditën e sotme nga Komisariati i Policisë Tepelenë dhe MZSH do të vazhdojnë kërkimet përgjatë rjedhës së lumit Vjosë për gjetjen e trupit të z.Ylli Dine.
Furnizimi me energji elektrike me përjashtim të njësisë adm. Kurvelesh, Bashkia Tepelenë gjithë qarku furnizohet me energji elektrike. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pandërprerë. Mbetemi në kontakt.
Sipas të dhënave zyrtare nga Shtabi i Emergjencave Civile, gjatë natës janë regjistruar rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugore në veri, më të theksuara në Tropojë. Subjektet kontraktore punojnë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.
Ndërkohë, në Luginën e Valbonës dhe në Pllajën e Shishtavecit janë shënuar reshje bore, ku trashësia ka arritur deri në 20 centimetra. Megjithatë, nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve.
Rruga Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Lajmin e bëri të ditur sot prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda e cila njoftoi se zona paraqet rrezik të lartë për kalim. Qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese. Ndërkohë, Policia Rrugore njofton se ky segment do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë.
Vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa pati edhe intervale të shkurtra me kthjellime, duke sjellë momente me diell. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut mbeten prezente në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet vazhdojnë herë pas here, duke ruajtur intensitet të ulët në shumicën e zonave, ndërsa në perëndim dhe veri ka periudha me shira më të dendur e shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, reshjet janë në formë bore, me intensitet mesatar.