Kylie Jenner të enjten tejkaloi shifrën e 200 milionë ndjekësve në Instagram, duke u bërë pjesëtarja e parë e familjes së famshme Kardashian që arrin këtë shifër në rrjetet sociale.
Bukuroshja Jenner është vetëm 23 -vjeçe dhe më e reja në moshë që arrin një shifër të tillë ndjekësish në Instagram.
Llogari të tjera me shumë ndjekës është vetë faqja e Instagram me 375 milionë ndjekës gjithsej dhe super yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, me 241 milionë ndjekës.
Të famshëm si Ariana Grande dhe The Rock kryesojnë me 205 milionë dhe 202 milionë ndjekës, përkatësisht.
Kylie udhëheq familjen Kardashian si më e ndjekura në këtë rrjet social, megjithëse motra e saj Kim Kardashian po i afrohet me 191 milionë ndjekës.
Pjesa tjetër e familjes së famshme në këtë faqe përfshin Kendall Jenner me 141 milionë, Khloé Kardashian me 122 milionë dhe Kourtney Kardashian me 103 milionë.
Prindërit e Kyliet gjithashtu kanë ndjekje të konsiderueshme, pasi Kris Jenner ka 37.3 milionë ndjekës dhe Caitlyn Jenner ka 10.5 milionë.
Emra të tjerë të shquar me një numër të madh ndjekësish janë dhëndrit e familjes Scott Disick me 24.2 milionë ndjekës dhe Kanye West me 4.1 milionë ndjekës.