Aktualitet

NATO investim 50 milionë euro në bazën ajrore të Kuçovës

NATO investon mbi 50 milionë euro në bazën ajrore të Kuçovës, e para në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Rama bën të ditur se vendimin e miratoi Këshilli i Atlantikut të Veriut. Në “FB”, Rama shkruan se “Me fondet e Aleancës e në partneritet me Qeverinë, NATO do të investojë mbi 50 milionë euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës”. Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda vitit, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për furnizim ajror; mbështetje logjistike e policimin ajror; si dhe për trainime e stërvitje të Aleancës.