Bota

Ndahet nga jeta në moshën 47-vjeçare regjisori Jeff Baena, bashkëshorti i aktores hollivudiane…

Regjisori Jeff Baena, bashkëshorti i aktores së famshme Aubrey Plaza, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Trupi i tij u gjet nga një asistent në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, ku më vonë u shpall i vdekur, sipas mediave amerikane.

Regjisori amerikan, më i njohur për filmat “The Little Hours”, “Life After Beth” dhe “Joshy”, u martua me aktoren e famshme të Hollywood-it, Aubrey Plaza në vitin 2021.

Familja e regjisorit tha se dhimbja e ishte e madhe pas humbjes së Jeff dhe kërkuan privatësi në këtë moment të vështirë. Aubrey Plaza, 40 vjeç, ylli i serialeve televizive ‘The White Lotus’ dhe ‘Parks and Recreation’, ende nuk e ka komentuar publikisht vdekjen e bashkëshortit të saj.

Rrethanat e vdekjes së regjisorit mbeten akoma të paqarta.

Baena u diplomua në Universitetin e Nju Jorkut me një diplomë në film përpara se të transferohej në Los Anxhelos për të ndjekur pasionin e për regjinë e filmit. Ai punoi në produksion për regjisorët Robert Zemeckis dhe David O’Russell, përpara se të shkëputej për krijuar filmat e tij.