Së fundmi është arrestuar këngëtari Morgan Wallen pasi dyshohet se hodhi një karrige nga çatia e katit të gjashtë të një bari në qendër të qytetit Nashville. Wallen përballet me tre akuza krimi si dhe një akuzë për sjellje të pahijshme, sipas policisë së Nashville.
Karrigia u përplas në brezin e Broadway, jo larg dy policëve. Oficerët shqyrtuan videon që tregon Wallen duke gjuajtur dhe duke hedhur një objekt mbi çati të barit të Chief, në lagjen e Nashville, sipas një raportimi të marrë nga WTVF. Ai u pa duke qeshur pas incidentit, sipas dëshmitarëve të përshkruar në raportim.
“Wallen po bashkëpunon plotësisht me autoritetet”-tha avokati i tij Worrick Robinson në një deklaratë të shkurtër. Rikujtojmë, se këngëtari është kthyer në vëmendje të madhe gjatë viteve të fundit, me “One Thing at a Time” të 2023-ës dhe “Dangerous” të 2021-shit që kryesojnë listat e Billboard-it dhe kanë vendosur rekorde. Por, ngritja e tij është shoqëruar me një sërë incidentesh publike.
Ai u arrestua në një bar tjetër në Nashville për sjellje të pahijshme në vitin 2020. Këngëtari kërkoi falje publike, më pas publikoi një foto të tij duke buzëqeshur pranë pronarit të lokalit, Kid Rock. Për këtë incident të fundit, ai thuhet se mund të dënohet deri në gjashtë vjet.