Aktualitet

Ndodhi në Roskovec, u vesh si grua për të shijuar lirinë e mohuar nga arresti në shtëpi!

Një ngjarje disi e pazakontë, të paktën për Roskovecin. Një 69 vjeçar theu “arrestin e shtëpisë” duke dalë në rrugë i veshur si grua.

Ai u identifikua dhe u filmua në rrugët e fshatit Strum, i kamufluar me veshje femërore. Por pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar për të shijuar lirinë, nuk iu shpëtoi prangave të Policisë së Fierit.

69 vjeçari banues në Strum të Roskovecit theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke i hapur vetes të tjera telashe me drejtësinë.