Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, zhvilloi një takim me qytetarë dhe fermerë në Roskovec, ku ngriti si shqetësim çështjen e bujqësisë e theksoi se nisma Ballkani i Hapur po dëmton drejtpërdrejt prodhimin vendas.
Gruri i Serbisë, për shkak të Ballkanit të Hapur të këtyre, vjen këtu pa taksa dhe atje subvencionohet. Ndërkohë, fermerët tanë hedhin në kanal prodhimet e tyre sepse importet hyjnë kontrabandë, u shpreh ai.
Lapaj e cilësoi të papranueshme që Shqipëria, një vend i pasur me resurse natyrore, të vazhdojë të mbajë vendin e fundit në Europë për rroga dhe pensione.
Eshtë fakt se pas 34 vitesh tranzicion, kemi rrogat dhe pensionet më të ulëta në Europë, theksoi Lapaj, teksa shtoi se vendi po përballet me një krizë të thellë demografike. Kemi një rënie drastike të popullsisë dhe po shkojmë drejt zhbërjes totale.