Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen sigurisë, orët e fundit Policia Rrugore ka kryer kontrolle me radar në autostradën Tiranë-Durrës. 9 drejtuesve iu hoqën patentat për drejtim automjeti me shpejtësi përtej normave të lejuara, mes tyre dhe një 24-vjeçari nga Tirana, i cili lëvizte me 170 km/h.