Sorrento, qyteza turistike italiane, do të gjobisë të gjithë personat që do të lëvizin në rrugët e qytetit me bikini. Kryetari i bashkisë, Massimo Coppola, tha se turistët me bikini po shqetësojnë banorët vendas dhe shtoi se tani ata do të gjobiten deri në 500 euro nëse do të shkelin këtë rregull. Kryetari i bashkisë së qytetit piktoresk bregdetar pranë Napolit u shpreh se kohët e fundit ka shumë njerëz që demonstrojnë sjellje të pahijshme në publik. Coppola shtoi se kjo sjellje mund të dëmtojë imazhin e qytetit.

Jo më bikini! Rikujtojmë, se Federata Ndërkombëtare e Hendbollit ndryshoi rregulloren mbi uniformat femërore të hendbollit në plazh, pas polemikave të shumta për gjobat ndaj kombëtares norvegjeze. Sportistet nordike e pësuan kur u ndëshkuan nga komisioni disiplinor i Federatës Europiane të Hendbollit, pasi mbajtën pantallona të shkurtra, si të çiklistëve, në vend të bikinit që e kundërshtuan si seksiste.
Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Turistët që guxojnë të kryejnë nevojat personale në brigjet dhe detet e Spanjës, do të gjobiten me plot 750 euro. Ligjvënësit në Vigo, një qytet në rajonin e Galicisë, thanë se kushdo që kapet duke kryer nevojat në det ose në plazh do të duhet të paguante një gjobë. Urina është 95% ujë, megjithatë ajo përmban gjithashtu produkte të mbeturinave, si ure, baktere dhe sasi të vogla të barnave si antibiotikët dhe kontraceptivët, të gjitha këto mund të jenë toksike për jetën e egër dhe të dëmtojnë biodiversitetin.