Në Kosovë, numri i të infektuarve me koronavirus ka kaluar 1 mijë, më saktësisht, janë 1 mijë e 3 të prekur, nga të cilët 772 të shëruar e 29 viktima. 8 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, 5 në gjendje të qëndrueshme dhe tre në terapi intensive. Por nga këta të fundit, një është në gjendje kritike. Po në Kosovë, konfirmimi me COVID-19 i një futbollisti, bëri që të shtyhen planet për rinisjen e Superligës.