Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
E ftuar sot në “Live From Tirana”, Vlerë Gjakova tregoi më tepër për rolin e saj si autore e “Trotuar” në “E Diell”, komentoi “BBV4” e shumë të tjera. Aspak fanse e ndërhyrjeve estetike, aq të përhapura në televizion sot, Vlera u shpreh:
Ndihem ndryshe. E ndjej që të gjithë më shohin ndryshe. Nuk kam bërë asnjëherë botoks. Flokët i kam natyrale. Është të qënurit vetvetja, ta duash veten si natyra të ka krijuar. Ndihem paksa e çuditshme, unë nuk kam nevojë të ndryshoj as për ekran. Nga ana tjetër shoh këto gra të veshura me gjëra shumë të shtrenjta. I vetmi koment që më thonë është sa vjeçe je, më thonë cili është sekreti që s’dukesh 36 vjeçe. Të ndryshosh veten 20 vjeçare është horror. Duken të gjitha njësoj.
Shpesh e thoja pse asnjë nga banorët nuk është futur në shtëpi me pizhame, ose të dalë në primë siç rri në shtëpi. Ne dëshirojmë t’i mbulojmë këto defekte, por origjinaliteti është te imperfeksionet. Mendoj që me kalimin e kohës e bukura në media do të ndryshojë. Do të ishte fantastike, nëse në Big Brother do hapet një prime pa makeup me pizhama.