I ftuari i radhës në emisionin “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ka qenë G-Bani. Kjo intervistë është zhvilluar pak pasi ai doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, teksa kujtojmë që të martën ai rihyri sërish në lojë nga votat e publikut pas një televotimi. G-Bani na rrëfeu shumë të pathëna nga karriera e tij, eksperienca brenda në shtëpi, marrëdhënien me banorët e tjerë, por dhe shumë detaje të tjera personale…
Si i sheh vajzat e shtëpisë në “Big Brother VIP”?
Shumica e vajzave kanë lojë. Unë e kam parë dhe edicionin kur ke qenë ti dhe besoj se loja vazhdon. Janë të pakta ato vajza që kur flasin me ty, flasin me ty e jo me kamerat e me mikrofonin dhe publikun. Valbona ka shumë agresivitet, të mos ketë njeriu shkëlqim në sy… Herën e fundit kur bëra fjalë me Danjën, erdhi duke më bërtitur në fytyrë. Në sytë e saj nuk kishte shkëlqim, nuk kishte shenjë jete. Ishte sikur po shikoje atë kukullën e filmit horror, “Chucky”. Sidomos me Valbonën unë jam munduar të jap pjesë të shpirtit, deri diku kam pasur një simpati për të, jo pëlqim aq sa e kam luajtur sepse u desh të bëhej dhe loja. Pas situatës tek dushi kam dashur disi që t’ia marr hakun. Në fillim ka qenë simpati për Valbonën, pastaj ka qenë njëfarë loje. Pastaj kur erdhi Danja ranë të gjitha ato…
A do ta ktheje atë simpati për Valbonën?
Jo, jo, qoftë larg. Kurrë. Ajo ishte si një tip vaksine për të mos pasur ndjenja për njerëz të tjerë të gabuar. Janë ca njerëz, që ti bën të përqafosh murin, por muri mur mbetet. Valbona kundrejt meje ka qenë mur. Edhe kur kam shkuar ti them një sekret, ajo ka shkuar t’ia thotë të tjerëve, ma ka përdor kundër. Nuk ka qenë një njeri që mundesh t’i besoje, të ndieje ndonjë lloj njerzillëku nga ajo.
Çfarë mendimi ke për Eglin?
Egli ka shumë dimensione. Egli është edhe e dashur, edhe e mirë, edhe e dashuruar me Gjestin. Por është dhe posesive, dhe intrigante, është dhe manipuluese, edhe oportuniste. Është dhe lojtare e dobët që po kapet e po bëhet paterica e Gjestit, është dhe frikacake.