Politikë

Në takimin me Mark Rutte, Rama: Synojmë portin e ri ushtarak në Porto Romano!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, priti sot në një takim kryeministrin shqiptar Edi Rama në selinë e Aleancës në Bruksel. Diskutimet u përqendruan te siguria rajonale, investimet strategjike dhe roli i Shqipërisë brenda NATO-s.

Kryeministri Rama theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar kapacitetet ushtarake dhe për të realizuar projekte të reja infrastrukturore në shërbim të Aleancës.

“Jemi për të rikonfirmuar gjithçka thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Ne jemi duke lëshuar rilindjen e industrisë ushtarake. Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju mbi hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për ta bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano. Sigurisht, jemi këtu gjithashtu për të biseduar së bashku se si mund të përfshihemi në programin SAFE të Bashkimit Europian, i cili në aspektin e sigurisë shtrihet përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së,” deklaroi Rama.

Nga ana e tij, kreu i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi rolin e Shqipërisë si partner i besueshëm i Aleancës, duke theksuar kontributet e vendit tonë në çështjet e sigurisë.

“Dëshiroj t’ju falënderoj shumë që jeni një aleat kaq i fortë. Ne e dimë që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria. E dini, që Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet tek NATO,” tha Rutte.