Aktualitet

Në tetor nis puna në Bypass-in e Fierit

Në muajin tetor do të nisë puna për Bypassin e Fierit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Jalë, ku zhvilloi një takim me të rinjtë dhe pedagogët e Akademisë së 100 fshatrave. Rama u shpreh se puna do të fillojë pa ndaluar për ta hapur trasenë në fillim të sezonit të ardhshëm. Duke kërkuar ndjesë për bllokimin e rrugës Kryeministri tha se ky do të jetë viti i fundit që rruga bllokohet në Fier.