Aktualitet

Në Tiranë kërkohej për mashtrim, në Durrës kapet për vjedhje 41 vjeçari!

Në Durrës, operacioni policor i koduar “Again”, çoi në zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh. Si rezultat i hetimeve intensive dhe aksioneve në terren, u arrestua Amarild Muka, 41 vjeç, banues në Tiranë e më parë i shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit për veprën penale “Mashtrimi”, si dhe i dyshuar për të tjera raste vjedhjesh.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vjedhje, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, vjedhje në banesa, në automjete, monopatina elektrike, portofola e raste të tjera të ndryshme.

Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, dhe i dyshuar si autor për disa vjedhje të ndodhura më parë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.