Në vetëm një orë, 16 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të semaforit. Policia rrugore thotë se përgjatë fundjavës, drejtuesit e mjeteve qarkullojnë me shpejtësi më të lartë për shkak të mungesës së trafikut, çka mund të kthehen në burim aksidentesh. “Fundjava nuk mbaron me një ditë, shumë të tjera të presin nëse ti balancon kënaqësinë me normat e sjelljes” thotë Policia Rrugore.