Bullgaria ra dakord me Greqinë e Serbinë që të lehtësojnë disa masa kufizuese anti-koronavirus. Nga 1 Qershori, udhëtarët e tyre nuk do t’i nënshtrohen karantinës, por kjo vlen për ata që lëvizin për biznes, çështje familjare e arsye humanitare. Mësohet se edhe Rumania do t’i bashkohet nismës. Për shumicën e udhëtarëve, Bullgaria mbylli kufijtë në mesin e muajit mars, në kuadër të masave izoluese.