Live From Tirana

Nga njohja në Instagram tek një propozim në kohë pandemie, Erion Zeqiraj zbulon historinë romantike

Në maj të këtij viti, moderadori dhe sportisti Erion Zeqiraj bëri publike lidhjen e tij me Blerta Ligaj krejtësisht pa dashje. Ai kishte ngatërruar foton në një postim në rrjetet sociale duke publikuar atë me të dashurën e tij, duke zbuluar kështu lidhjen që po mundohej shumë ta mbante sekret…të paktën edhe për pak kohë. I ftuar në Live From Tirana, ish-banori i “Big Brother” tha se me Blertën urë lidhëse për të nisur komunikimin për herë të parë, ishin rrjetet sociale.

Më datën 1 gusht ai i ka propozuar njeriut të zemrës dhe gjithçka ishte shumë romantike. Erioni tha se frika e Koronavirusit ishte e madhe dhe se ata i ndiqnin me rreptësi rregullat ant-COVID por megjithatë arriti t’a bëjë këtë propozim të paharrueshëm për të dashurën e tij të zemrës.

Dola për bërë përgatitjet dhe po mundohesha ta mbaja këtë sekret por Blerta u shqetësua e u nervozua shumë sepse e kuptoi që nuk isha në punë dhe as në stërvitje. Fillova të mendoj se nuk po bëja gjënë e duhur me këtë propozim dhe i druhesha ndonjë sherri që mund të ndodhte që do na çonte drejt ndarjes, pasi kisha dalë vërdallë në kohë pandemie.

Pavarësisht kësaj, Erioni arriti të lumturojë tanimë bashkëshorten e tij duke i propozuar në tarracën e shtëpisë së tyre. Një moment intim dhe i veçantë për të dy ata.