Health & Beauty Lifestyle

Nga rrahjet e zemrës e deri tek cikli menstrual, si ndikon hëna në jetën tuaj!

Janë bërë studime prej vitesh rreth mënyrës se si hëna ndikon në jetën tonë të përditshme, emocionet dhe mirëqenien. Hormonet tona ndryshojnë ndërsa plakemi, por ato me sa duket mund të zhvendosen edhe kur hëna është në pikën më të lartë dhe të ndritshme. Përveç që ndikojnë në ciklet menstruale të grave edhe hormonet tona mund të ndryshojnë. Nëse e keni të vështirë të flini, bëni disa kërkime se cilët planetë janë retrogradë dhe në çfarë cikli është hëna do të habiteni nga lidhja midis të gjithave.

BBC bëri një studim me mbi 30 vullnetarë për të provuar zakonet e tyre të gjumit kur është hëna e plotë. Studiuesit nuk u treguan vullnetarëve se çfarë kërkonin, atyre ju kërkua vetëm të flinin. Ata nuk kanë qëndruar gjatë në një gjumë të thellë, madje kanë fjetur edhe më pak. Nëse një person është aktiv dhe i pëlqen të bëjë lloje të ndryshme të aktivitetevefizike, rrahjet e zemrës së tyre ndryshojnë kur është hëna e plotë.

Gazeta Indian e Kërkimeve Mjekësore transmetoi një studim që vërtetoi se rrahjet e zemrës së një personi ishin në të shpejtuar nën hënën e plotë. Aristoteli besonte se ekzistonte një lidhje i thellë midis veprimeve të qenieve njerëzore dhe hënës. Sipas tij kur është hena e plotë ka më shumë gjasa që njerëzit të bëjnë çmenduria.

Prilli është një muaj shumë dinamik që ndez shkëndijën e ndryshimit dhe na fton të vazhdojmë të integrojmë ndryshimet e nxitura. Në ditët në vijim, mbaron retrograda e Mërkurit dhe Venusit, duke na inkurajuar të ndërmarrim veprime bazuar në ndryshimet e brendshme që ndodhën gjatë retrogradave të fundit. 7 prill 2025 mbaron retrograda e Mërkurit.

Rreth kësaj kohe dhe në javët e ardhshme, informacione të reja ka të ngjarë të dalin në dritë, duke na ndihmuar të marrim vendime më të informuara. Hëna e plotë e 12 Prillit e njohur edhe si Hëna Rozë vjen për të sjellë ‘dritë’ në marrëdhëniet tuaja dhe rutinën për kujdesin ndaj vetes. Për disa shenja, fillimi i muajit do të karakterizohet nga një energji vezulluese. Në punë nuk do mungojnë idetë brilante.