Festat e fundvitit janë një kohë magjike! Në periudhën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri duhet të jemi të lumtur, të argëtohemi, të jemi me miqtë, të shkojmë diku ku të kalojmë këndshëm dhe të dokumentojmë të gjithë lumturinë tonë me foto dhe video, të cilat padyshim, duhet t’i postojmë në mediat sociale.
Shumë prej nesh zgjedhin që festat t’i kalojmë në destinacione të ndryshme, qoftë brenda vendit, ashtu dhe jashtë. Qoftë në vende me dëborë, apo shumë të tjerë edhe në vende të nxehta tropikale.
Po ti, çfarë do të bësh për festa? Akoma nuk e ke menduar? Epo, mos u shqetësoni! Top Albania Radio mendon për të gjithë, duke ju sugjeruar planet perfekte gjatë këtyre ditëve festive. Dea Vieri, së bashku me të ftuarit e saj, ju vijnë në ndihmë në “Magjia e Festave”.
Dea Vieri është një prezantuese dhe influencere shqiptare, e njohur për personalitetin e saj të sinqertë dhe energjinë autentike. Me origjinë nga Çorovoda, ajo nisi udhëtimin e saj artistik që në fëmijëri, duke u angazhuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Puna dhe këmbngulja për të qënë e arrirë, e çoi ne ShBA me një bursë të plotë, ku kaloi një vit duke zhvilluar talentin e saj në teatër. Dea ka studiuar Financë-Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka qenë pjesë e Teatrit Shëtitës Çajupi, ndërsa ëndrra për t’u bërë pjesë e ekranit u konkretizua në “E Diell” në Top Channel, ku spikati për opinionet e saj të drejtpërdrejta dhe për trajtimin e temave të ndjeshme në mënyrë unike.
Përveç angazhimit në media, Dea ushqen një dashuri të veçantë për psikologjinë, leximin dhe shkrimin – një pasion që, ndonëse personal, e frymëzon vazhdimisht. Ajo është e ndikuar nga historitë e grave që kanë thyer tabu dhe kanë sjellë ndryshime në shoqëri. Përmes projekteve të ardhshme, Dea synon të ndikojë në komunitet si një grua që i sfidon kufijtë e traditës, duke frymëzuar të tjerët të ndjekin pasionet e tyre pa kompromise.
Nga sot, nga e hëna në të premte, ora 13:00, mos e humbisni emisionin më të ri në Top Albania Radio, “Magjia e Festave”!