Bota

Një 14-vjeçar kandidon për guvernator në SHBA

Në Shtetet e bashkuara, një nxënës 14-vjeçar, kandidon për postin e guvernatorit të Vermontit. I riu Ethan Sonneborn, hyn kështu në parapraket demokrate duke shfrytëzuar një veçanti të kushtetutës së shtetit, që nuk vendos një limit të poshtëm moshe për të konkurruar për në qeverisje. E vetmja kërkesë është që të kesh jetuar për të paktën katër vite në Vermont, dhe Ethan ka lindur në këtë shtet.