E ftuar në “Live from Tirana” ishte Xhiliola Lamaj për të folur rreth parashikimit të muajit dhjetor për të gjitha shenjat e horoskopit. Ja çfarë të prisni këtë muaj…
Mund të them me bindje të plotë që ky dhjetor do të jetë një dhjetor ‘fishekzjarre’ me yjet në qiell, dhe do të jenë të gjithë në favorin tonë, për të gjitha shenjat. Ky Mërkur, pavarësisht se mbaron në datën 15 dhjetor të këtij muaji, është reflektues. Është një Mërkur që të ndihmon që ti të kuptosh gabimet e tua, të përmirësosh veten tënde, të rikuperohesh, të marrësh forca për të vazhduar më tej pas datës 15. Aty vijmë me super energji të mira, të gjitha shenjat avantazhohen në mënyrë të padiskutueshme me njëra-tjetrën.