Gossip Showbiz

Një mami trend-i si Kylie Jenner, bukuroshja vijon të shkëlqejë në New York për Javën e Modës!

Për të gjithë ata që ende nuk e dinë, Kylie Jenner është përsëri shtatzënë. Këtë herë, ylli e konfirmoi vetë këtë lajm të bukur nëpërmjet një videoje në rrjetin social Instagram, ku kishte përmbledhur të gjitha momentet e bukura që pas lajmit që ajo kishte marrë vesh se ishte në pritje të ëmbël.

24-vjeçarja ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin e saj, Travis Scott. Ylli i “KUWTK”, ishte të mërkurën në Nju Jork për Javën e Modës dhe postoi një foto ku dukej se shkëlqente me barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa, menjëherë pas kësaj, Kylie nuk ka hezituar që të shfaqet në publik përsëri me barkun e rrumbullakosur, e këtë e ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme, kur u paraqit në “New York Fashion Week”. Miliarderja parakaloi në tapetin e kuq për të mbështetur prezantimin e “Revolve” në Javën e Modës që po mbahet në qytetin e New York-ut.

Ndërkaq, ajo shkroi në mbishkrimin e fotove se:

E entuziazmuar që po mbështesë mikun tim “Revolve” në prezantimin e tyre të mrekullueshëm në “New York Fashion Week”.

https://www.instagram.com/p/CToLnc1sCU5/

Me një stil unik, Kylie dukej super yll e veshur me një palë pantallona të zeza, bluze të shkurtër që zbulonte barkun e saj të rrumbullakosur, pallton të gjatë ngjyrë portokall dhe këpucë me po të njëjtën ngjyrë.

Nje detaj interesant që ndoshta ju ka shpëtuar, është se vëllai i Kylie Jenner nuk dinte asgjë për shtatzëninë e motrës së saj. Brandon mesa duket e ka mësuar lajmin e bukur në të njëjtën kohë me pjesën tjetër të botës. Kjo përshtypje, erdhi pas komentit të tij në Instagram.