Sport

Një minutë heshtje për viktimat e Genovës në të gjitha ngjarjet sportive në Itali

Një minutë heshtje për të gjithë viktimat e shembjes së urës në Genova. Është ky vendimi i Federatës Italiane të Futbollit që ka vendosur që të gjithë ngjarjet sportive të kësaj fundjave të nisin me një minutë heshtje, duke përfshirë ndeshjet e para të Serie A. Sipas mediave italiane janë të paktën 35 persona që kanë humbur jetën pas shembjes së urës, ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet.