Aktualitet Lajmet e fundit

Njihuni me rrugët në Tiranë që përdoren nga të rinjtë për gara shpejtësie.

Pasioni i ri për shumë të rinj në Tiranë janë garat e paligjshme me makina. Rruga e Unazës nga Kopshti Zoologjik deri tek rrethrrotullimi në Sauk është një ndër rrugët ku zhvillohen shpesh gara me makina.

Gjithashtu edhe në Sheshin “Nënë Tereza” bëhen gara të shkurtra shpejtësie, si dhe xhirim gomash, i njohur si drift.

Garuesit modifikojnë makinat e tyre, në mënyrë që të arrijnë shpejtësi mbi 180 km/orë. Në rrugën e Unazës garat zhvillohen gjatë natës, në mënyrë që të mos ketë makina të tjera në rrugë.

Rruga e unazës që të çon në Elbasan është një ndër rrugët kryesore ku zhvillohen garat e paligjshme me makina në Tiranë. Gjatë këtyre garave, shpejtësia në rrugë arrin deri në 250 km/orë.

Vetëm në muajin Shtator, për këtë shkelje janë ndëshkuar 75 shoferë. Gjoba e vendosur ndaj tyre shkon deri në 40 mijë lekë të reja.

Përveç këtij aksi, si pistë për gara shpejtësie përdoret Bulevardi Migjeni dhe rruga Nënë Tereza, në Kamzë.

Sipas policisë, këta shkelës ligji përdorin mjete luksoze, të cilat u janë bllokuar nga uniformat blu.

Gjatë muajit Shtator, vetëm në kryeqytet janë gjobitur afro 600 drejtues mjetesh vetëm për tejkalim shpejtësie. 120 prej tyre, janë konstatuar edhe në gjendje të dehur. Ndërsa 200 shoferëve u është tërhequr patenta.