Dita e sotme ka qenë plot emocione dhe rrëfime të sinqerta në shtëpinë e “Big Brother”, kjo falë emisionit të “Big Brother Radio” që mundët të dëgjonit në valët e Top Albania Radios. Të pranushme si moderatore këtë herë ishin Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli, të cilat zhvilluan biseda shumë interesante me katër finalistët e këtij edicioni, Laertin, Rozanën, Eglin dhe Gjestin.
Duke folur për këtë të fundit, ai u gjend krah Elonës për rreth 30 minuta, duke shprehur emocione, mendime dhe zbuluar të vërteta të pathëna. Një pjesë nga biseda e tyre e këndshme:
Elona:
Për çfarë do të të marrë më shumë malli?
Gejsti:
Normal, emocionet që kam përjetuar këtu. Dinamikat e mëdha, por ka shumë gjëra që do të më marrë malli, për shtëpinë… gjashtë muaj ditë izolim dhe u mësova këtu. Kur të dal jashtë e di që dy muaj ditë do të jem i ftohtë…
Elona:
Po jashtë për çfarë mezi po pret të bësh?
Gjesti:
Çka është që më ka marrë malli më së shumti, më ka marrë malli veç me puth pragun e derës, me puth shtëpinë time, katundin tim. Nuk e kisha menduar që më merr malli kaq shumë. Kam kaluar shumë gjëra të rënda…