Best of Live From Tirana of 2025
E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë blogerja Anisa Musta, po ashtu agjente real estate. Ajo ka folur më shumë për faktin se si po ‘shfrytëzohen’ fëmijët për të reklamuar gjëra në rrjete sociale…
Djali im është rritur duke më parë mua pjesë e paneleve të ndryshme dhe i duket diçka normale të dalurit në televizor ose në video në TikTok dhe më ka kërkuar të bëjë prezantime pronash. Unë e provova një herë, bëri një video dhe ajo që vura re është se ajo video për 4 ose 5 orë, kapi 85 mijë klikime. Dhe të them të drejtën më trembi. Kapi shumë klikime sepse ishte diçka ndryshe të shihje një fëmijë teksa prezantonte një pronë dhe unë u tremba dhe e fshiva. Shumica e komenteve ishin për djalin, jo për pronën. Më trembi ideja që djali të jetë prezent në sytë e shumë njerëzve. Edhe pse ai është i vogël dhe mund ta kërkojë vetë, ndoshta nuk e kupton atë që të sjell prezenca online ose fama. Ndonjëherë prindërit shtyhen dhe nga ideja se mund të jenë duke u bërë një dhuratë.
Për reklama, më kanë ofruar që të reklamojë veshje fëmijësh, por nuk kam pranuar sepse nuk mendoj se është e arsyeshme ta shfrytëzojë djalin për të marrë diçka pa pagesë apo të marr një pagesë për ta bërë këtë. Thjesht nuk kam pranuar sepse nuk ka qenë asnjëherë synimi im ekspozimi i djalit në rrjete sociale. Nuk mendoj se është një dhuratë aq e madhe sa t’i ofrosh një platformë fëmijës sepse fama vjen edhe me pasojat e veta. Nuk është gjithmonë gjëja më e bukur dhe nuk është zgjedhja e tij, ai nuk ka mundësi që të bëjë zgjedhjet e duhura sepse nuk e ka kapacitetin që të zgjedhë atë që do. Në momentin që ti po i krijoin një platformë fëmijës, detyrimisht ti po i zgjedh atij të ardhmen, po e drejton drejt diçkaje që në të ardhmen jo detyrimisht do ta pëlqejë atë që ti ke krijuar. Unë e kuptoj që ndonjëherë kjo pjesa e rrjeteve sociale dhe të frustron pak, see shoh edhe vetë që mundohem gjithmonë që në videot e mia të jem sa më perfekte dhe e kuruar dhe ndonjëherë kjo të prish punë me vetëbesimin. Imagjino çfarë mund t’i bëjë fëmijës, kur na ndikon ne që jemi të rritur, të pjekur mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë po bëjmë, ti i mëson dhe fëmijës që të jetë gjithë kohës i gatshëm për të krijuar kontent. Dhe ato video të fëmijëve që ne i shohim dhe duken aq spontane, ndonjëherë më beso që nuk janë dhe aq spontane, shpesh kanë skenare, fëmijët mund të xhirojnë disa herë dhe lodhen, kanë atë shkëputjen nga realiteti.