Vala e të nxehtit nuk bie as në Japoni, ku muaji i kaluar u mbyll me një bilanc tragjik. 96 vetë humbën jetën në korrik, për shkak të temperaturave të larta. Në qytetin Nagoya, që gjendet në jugperëndim të kryeqytetit Tokyo, termometri shënoi 40.3 Gradë Celcius, vlera më e lartë në 128 vjet.