Botë e Çuditshme

Numrat që i pa në ëndërr, shkoi dhe i luajti në loto, qytetarja amerikane fiton 50 mijë dollarë!

Një grua nga Maryland fitoi 50 mijë dollarë nga një shorte i llotarisë Pick 5, duke përdorur një seri numrash që i pa në ëndërr. Gruaja nga Prince George’s County tregoi për zyrtarët e Llotarisë së Marylandit se në dhjetor kishte parë një ëndërr ku i shfaqej një seri numrash që i mbetën në mendje pasi u zgjua. Më pas, ajo përdori numrat 9-9-0-0-0 për të blerë një biletë Pick 5 në Zip In Mart, në Oxon Hill.

“Po vonoheshim dhe gati sa nuk e harrova ta luaja. Por e dija që duhej patjetër të luanim ato numra nga ëndrra ime”-deklaroi ajo. Numrat i siguruan gruas një çmim prej 50 mijë dollarësh në shortin e mbrëmjes së 20 dhjetorit. “Gruaja ime ma tregoi, por nuk më dukej reale. Por kur prekja e Midasit të vjen, shpresoj të jesh gati dhe fatmirësisht, ne ishim”-tha bashkëshorti i fitueses. Çifti tha se ende po shqyrton opsionet se si do ta përdorin çmimin.