Showbiz

OBSH paralajmëron një valë të dytë infektimi

Ndërsa shumë vende vazhdojnë lehtësimin e masave anti-koronavirus, Organizata Botërore e Shëndetësisë i paralajmëron se mund të përballen me një valë të dytë të shpejtë infektimesh.

Në Europë e në Azinë Lindore ka një zbehje të virusit që po përhapet me shpejtësi në disa pjesë të Amerikës Latine, Azisë së Jugut e Afrikës.

Duke vënë në dukje se shpesh, pandemitë godasin me valë, shefi i Emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan tha se këtë vit mund të ketë rikthim aty ku u përballën me të parën.