Bota

OKB: “Rreth 30.000 luftëtarë të ISIS-it në Siri e Irak”

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 20 deri në 30 mijë militantë të ISIS-it, gjenden në Siri dhe Irak. Ndërkaq, shumë luftëtarë po zhvendosen drejt Afganistanit ku aktualisht numërohen 4 mijë pjesëtarë të ISIS-it. Sipas një raporti të OKB-së, “Grupi gëzon përkrahje të gjerë dhe në Libi, Azinë Juglindore e në Afrikën Perëndimore”.  Dokumenti përmend dhe Al Kaedën, që mbetet aktive në Somali, Jemen, Afrikën e Jugut e në rajone të tjera afrikane.