Një operacion policor antidrogë në disa qarqe të vendit u finalizua me arrestimin e 19 personave, përfshirë dy efektivë në Kukës. Procedimi penal u regjistrua në Kukës në 2018-ën dhe me nisjen e hetimeve u zbulua se rrjeti i kultivimit të kanabisit ishte shtrirë në disa qytete të Shqipërisë. Mes të prangosurve është dhe Arben Tuci, vëllai i Fran Tucit, kryebashkiakut të Fushë Arrëzit. I ndaluari rezulton i dënuar më parë po për trafik droge. Si të dyshuar, policia mbajti nën vëzhgim shtetasin Kreshnik Murataj, të cilit vite më parë iu asgjësuan disa parcela me kanabis në Kukës. U zbulua se ai komunikonte me punonjës policie dhe fidanët e kanabisit i shkëmbente me armë ose me para’.