Bota

Pak ditë pasi u lirua nga burgu gruaja e El Chapo-s e kalon natën në një klub në Los Angelos!

Gruaja e bosit famëkeq të drogës, Joaquin El Chapo Guzmán, e kaloi së fundmi natën në një klub në Los Anxhelos, disa ditë pasi u lirua nga burgu. 33-vjeçarja Emma Coronel Aispuro është argëtuar në festën private të organizuar për nder të saj nga avokati i saj.

Aispouro u lirua së fundmi pasi kaloi dy vjet në një qendër rehabilitimi në Kaliforni. Në nëntor 2021, ajo u dënua me tre vjet burg pasi u deklarua fajtore për trafik droge dhe pastrimit të parave në lidhje me kartelin Sinaloa të burrit të saj. Përveç dënimit me burg, Aispouro pagoi 1.5 milionë dollarë gjobë.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan dënimin me burg përjetë në SHBA, pasi u ekstradua në vitin 2017, pas dy arratisjeve nga burgjet meksikane. Emma ka dy vajza me Guzman, të cilin e ka takuar kur ishte Miss Meksika dhe u martua me të në vitin 2007, kur ishte vetëm 18-vjeçe.