Aktualitet

Pamjet e tmerrit nga aksidenti me autobusin e Unazës në Tiranë!

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një autobus përplasi një biçikletë dhe dy makina të parkuara. Policia njoftoi se ka arrestuar shoferin e urbanit Ç. Sh., 56 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesja e biçikletës, 18-vjeçarja G.K. dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Ç.Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.