Aktualitet

Pamjet e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës, dy atentatorë!

Në Top Story nga Grida Duma, në Top Channel u publikuan për herë të parë pamjet ekskluzive të vrasjes së Kristian Kolës më 4 shtator në mes të Shkodrës.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duken teksa dy autorët afrohen pranë hotelit ku ndodhej shënjestra dhe qëllojnë me armë drejt tij. Madje njëri prej tyre kthehet për të verifikuar nëse e ka vrarë Kolën dhe më pas largohen me shpejtësi pa lënë asnjë gjurmë.

Gjatë momentit të ekzekutimit, dy zonja shihen teksa largohen të tmerruara. Bie në sy se aty pranë ndodhej edhe një autobus nga i cili sapo kishin zbritur disa turistë./Top Channel