Banka Botërore parashikon që në mbarë globin, deri në 60 milionë persona do të përballen me “varfëri ekstreme” si pasojë e koronavirusit. Për shkak të luftës me pandeminë, rritja ekonomike pritet të tkurret me 5% këtë vit. Përhapja e COVID-19/ës ndikoi në rritjen e të papunëve dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra. Sipas përcaktimit të Bankës Botërore, në varfëri ekstreme janë ata që jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Deri tani, në nivel global numërohen rreth 5 milionë të infektuar me koronavirus e mbi 323 mijë viktima.