Aktualitet

Parashikimi i motit, e enjte 14 maj 2026!

Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, që hera-herës priten të jenë deri të dendura, kryesisht në qendër e jug të vendit.

Kishte prezencë të reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në qendër e jug të territorit.

Gjatë ditës, reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë relieveve malore në lindje shtrëngata afatshkurtra.

Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era arrin shpejtësi deri në 14 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi i forcës 2-3 ballë.