Partia Socialiste Europiane kërkon që çështja e Teatrit të mos përdoret për qëllime politike. Presidenti Sergei Stanishev shkruan se “Përdorimi i situatës rreth ndërtesës së Teatrit Kombëtar, pronë e Bashkisë Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat mes qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese”. Sipas tij, “Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit europian”. “Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk sjellin gjë të mirë as për artistët interpretues, as për qytetarët në Shqipëri”, – thekson Sergei Stanishev.