John Legend dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen janë një ndër çiftet më të komentuara në showbiz e një ndër të vetmit që e duan njëri-tjerin si ditën e parë kur janë njohur.
Këngëtari ka ndarë me fansat e tij në rrjetet një foto nga darka romantike me të cilin Chrissy e kishte surprizuar për ditën e babait.
Dyshja të cilët pëlqejnë të kalojnë kohë në intimitet me njëri-tjetrin kishin muaj pa darkuar bashkë për shkak të pandemisë. Ende të izoluar, modelja dhe moderatorja e famshme e kishte përgatitur mbrëmjen romantike në oborrin e shtëpisë së tyre.
“Për ditën e babait, mbretëresha ime më bëri të ndihem si një mbret. Ajo e di sa shumë pëlqej të vishem bukur dhe të dal darkave me të. Jam kaq mirënjohës të jem babai i fëmijëve të tu” -ka shkruar ai në diçiturën e fotove duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.