Film & Tv

Për adhuruesit e filmave horror, rikthehet “IT”!

HBO Max do të publikojë një seri rreth krijimit të Pennywise të titulluar “Welcome to Derry” bazuar në romanin “IT” nga Stephen King. Seria e re aspiron të japi më shumë informacion rreth filmit të parë dhe të dytë të ‘IT’ të regjisorit Andres Muschietti. Stephen King tha se:

Jam i emocionuar që historia e Derry, qyteti më i përhumbur i Maine, vazhdon të tregoj historinë e tij dhe jam i kënaqur që Andres Muschietti do të vazhdojë t’i dhurojë drithërima historisë siç vetëm ai di. Pjesë e ekipit do të jetë edhe motrën e tij e talentuar, Barbara. Tullumbace të kuqe kudo!

Sipas Deadline, Muschietti do të drejtojë disa episode të serialit të ardhshëm HBO Max dhe Warner Bros. Regjisori dhe motra e tij Barbara në një deklaratë të përbashkët thanë se:

Ne mezi presim të ndajmë “sekretet” e librit të Stephen me gjithë humorin, shpirtin, humanizmin dhe tmerrin e tij.

Për ata që nuk e dinë dhe nuk e kanë parë “IT” është një film horror amerikan i vitit 2017 me regji nga Andy Muschietti dhe shkruar nga Chase Palmer, Cary Fukunaga dhe Gary Dauberman.